Ornella Mutti dënohet me 8 muaj burg

Aktorja simpatike Ornella Mutti është dënuar me 8 muaj burg nga një gjykatë italiane me akuzën e mashtrimit.

Ajo ishte ftuar në një spektakël në Pordenone por për shkak të një angazhimi tjetër, ajo falsifikoi një raport mjekësor duke thënë se kishte probleme me fytin dhe nuk mund të paraqitej.

Të njëjtën mbrëmje që kishte koncertin, ajo ishte në Shën Petërburg në Rusi me Vladimir Putin dhe aktorin Kevin Costner në një darkë bamirësi.

Tashmë Ornella duhet të kryejë 8 muaj burg ose të paguajë 30 mijë euro për dëmet e imazhit që u ka bërë organizatorëve të festivalit në Pordenone.

SHKARKO APP