OSHEE arkëton 5 mln euro nga kamatë-vonesat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arkëtoi në formën e kamatëvonesave në katërmujorin e parë të këtij viti mbi 662,7 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro, me një rënie 66% në krahasim me arkëtimet janar-prill 2015, ku u grumbulluan nga 1.9 miliardë lekë (14 mln euro).

Shifra u dha nga Enti Rregullator në statistikat e bilancit energjetik për janar-prill. Kjo shumë u pagua nëpërmjet 1.7 milionë faturave. Gjatë vitit 2015 OSHEE kishte arkëtuar 3.9 miliardë lekë nga kamatëvonesat.

Në 4-mujorin e parë arkëtimet nga kamatëvonesat zunë 5.9% te të ardhurave që OSHEE voli nga faturimet.

Në janar –prill arkëtimet zunë 91.1% të faturimeve.  Nga të dhënat shihet se ka një përformacë më të dobët në arkëtimet e faturave korrente ne  64.5% nga  65.6% që ishte ky zë në vitin 2015 në janar-prill.

Pak ditë më parë OSSHE vendosi që kësti për detyrimet e prapambetura për të gjithë abonentët të jetë 2800 lekë në muaj, pavarësisht debisë, vendim që do te sjellë ulje të vlerës së këstit.

OSHEE shtyu deri më 31 dhjetor 2016, afatin e aplikimit për reduktimin e kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.

Për kategoritë e tjera, si familjet me ndihmë ekonomike, për kryefamiljarët pensionistë apo ato me status të veçantë, OSHEE shtyn afatin e pagesës së debisë deri më 31 dhjetor 2016 me 1200 lekë/muaj, si dhe reduktimin e të gjithë kamatës kundrejt pagesës 20 lekë për ato abonentë të kësaj kategorie që tregohen korrekt në pagesat e kësteve për një periudhë të caktuar.

Humbjet energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes arritën në 29.9 për qind me një ulje 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

SHKARKO APP