”OSHEE Charge një projekt inovativ”, Balluku krah Ramës: Vendos themelet për rregullimin dhe formalizimin e një tregu

Sot u prezantua projekti “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të automjeteve elektrike për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku teksa ka publikuar foto ku shihet krah Ramës, shkruan që kështu do të vendosen themelet për rregullimin dhe formalizimin e një tregu në zhvillim.

Postimi i plotë

Me Kryeministrin Edi Rama në prezantimin e “OSHEE Charge”, një projekt inovativ që shënon një tjetër hap drejt së ardhmes së gjelbër të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rrjet kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike nuk është vetëm një shërbim i ri për qytetarët, por një nismë që vendos themelet për rregullimin dhe formalizimin e një tregu në zhvillim të shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të nisim nga Tirana, me një qendër model që do të shërbejë si pikënisje për shtrirjen në të gjithë vendin. Transformimi i sektorit energjetik po hyn në një fazë të re, atë të teknologjisë, inovacionit dhe lehtësive për qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?