OSHEE – Durrës, 40 abonentë të proceduar në polici së fundmi
OSHEE vijon me kontrollet në të gjithë vendin për abuzuesit e energjisë elektrike dhe debitorët.
Kështu, OSHEE Durrës ka zbuluar vjedhjen e energjisë nga një abonent privat në fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhje të paligjshme të linjës elektrike.
Subjektit privat i ishte ndërprerë furnizimi me energji pasi ishte debitor. Por, nga kontrolli u verifikua që ai kishte rilidhur energjinë pa paguar detyrimet.
Abonentja me inicialet M.H është arrestuar në flagrancë dhe po gjykohet nga organet kompetente.
Po ashtu, nga ky aksion janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike edhe 2 abonentë familjarë, po në Durrës.
Nga të dhënat e fundit, janë rreth 40 abonentë privatë dhe familjarë të proceduar në polici në qytetin e Durrësit.