OSHEE, fushatë në terren për saktësimin e adresave të klientëve

Operatori i Shpërdnarjes së Energjisë Elektike (OSHEE) do të nisë në terren një fushatë 6-mujore për të rakorduar klientët me adresat e tyre të sakta.

Ministria e Brendshme ka proceduar më herët me tenderin për identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas dhe finalizimin e Regjistrit Kombëtar të Adresave, me të gjithë elementët që i shërbejnë adresimit në terren, si dhe modifikimin e informacionit të adresave në mënyrë që të përshtatet me ligjin e ndarjes së re territoriale.

Për OSHEE me rëndësi është evidentimi i saktë i të dhënave të klientit si dhe të objektit që furnizohet me energji elektrike dhe shmangia e rasteve të paqarta dhe konfuze, për shkak të pasaktësisë së këtyre të dhënave.

Po ashtu, do te behet edhe plotësimi i të dhënave të kërkuara sipas formularëve me qëllim përmbushjen e detyrimit kontraktor referuar kushteve të Kontratave Standarte të Furnizimit me Energji Elektrike, për klientet familjare e jo familjare, të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike. Tenderi ka një fond limit prej 856 milionë lekë.

SHKARKO APP