OSHEE: Janar-shtator,humbjet 27.6% arkëtimet korente janë 42,9 mld lekë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon treguesit kryesorë të aktivitetit gjatë 9-mujorit të vitit 2016 ku bie në sy fakti se humbjet janë 3.55% më pak se në 2015 dhe arkëtimet korente janë 42.9 miliard lekë.

Niveli i humbjeve në rrjet gjatë periudhës Janar-Shtator ka zbritur në 27.6% ndëkrohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte 31.1%.

Humbjet krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Janar – Shtator 2013               43.4%

Janar – Shtator 2014               38.7%

Janar – Shtator 2015               31.1%

Janar – Shtator 2016               27.6%

Gjatë muajit Shtator 2016 niveli i humbjeve u mbyll në 22.1% ndërsa Shtatori i një viti më parë ishte 25.3%.

E njëjta ecuri pozitive paraqitet edhe sa i takon treguesve të nivelit të arkëtimit të faturave korente të energjisë elektrike. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2016 janë arkëtuar nga faturat korente (pa llogaritur arkëtimet nga aktmarrëveshjet) 42,9 miliard lek. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin arkëtuar 41,5 miliard lek.

Arkëtimet korente krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Janar – Shtator 2013               28,8 miliard lek

Janar – Shtator 2014               34,4 miliard lek

Janar – Shtator 2015               41,5 miliard lek

Janar – Shtator 2016               42,9 miliard lek

Që prej nisjes së operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, totali i aktmarrëveshjeve të lidhura ka arritur në 445,147 prej të cilave 424,405 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa pjesa tjetër, rreth 21 mijë i takon abonentëve biznes.

Rreth 65 mijë aktmarrëveshje rezultojnë të lidhura nga abonentë me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe me status të veçantë. Deri më tani, 220 mijë abonentë familjarë kanë preferuar ta shlyejnë të gjithë detyrimin për të përfituar 70 dhe 80% reduktim të kamatës

SHKARKO APP