OSHEE: Nesër, ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen për riparimin e izolatorëve të dëmtuar, nesër, në datën 10 gusht do të ndërpritet energjia në një segment të linjës 35kV L30-15 Lanabregas-Qafë Mollë, nga kabina Surrel 35/0.4kV, N/Stacioni Qafë- Mollë.

Sipas njoftimit të OSHEE ,punimet do të kryhen nga ora 09:00-14:00.

Zonat që do të mbeten pa energji gjatë kësaj kohe janë:

N/Stacioni QafëMollë, fidrat e fshatit 10kV dhe pompat e Ujësjellësit Tiranë, fshatrat: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje si dhe Pompat e ujësjellësit Tiranë.

SHKARKO APP