OSHEE nis procesin të identifikimit të borxhit për subjektet që u dëmtuan nga përmbytjet në 2010-2011

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur procesin për identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në Veri gjatë periudhës 2010-2011.

Me anë të këtij procesi synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave te furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet, që rezultojnë me debi ndaj OSHEE.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, janë gjithsej 13.506 subjekte të regjistruara me dëmtim të pronës “ndërtesë” dhe “bujqësi”, emrat e të cilëve janë shfaqur në faqen zyrtarehttp://www.oshee.al si dhe në sportelet e Drejtorisë Rajonalete OSHEE Shkodër .

Personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër, dokumentet e mëposhtme:

• Fotokopje e Kartës sëIndentitetit

• Fotokopje të Librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të Energjisë Elektrike.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 7 mars.

SHKARKO APP