OSHEE rrit arkëtimet, ul nivelin e humbjeve të energjisë

OSHEE ka mundur të rrisë performancën e saj këtë vit duke rritur arkëtimet dhe ulur nivelin e humbjeve. Sipas burimeve të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për periudhën Janar-Qershor niveli i arkëtimeve u rrit me 50% më shumë se në vitin 2014, ose 83% më shumë, krahasuar me vitin 2013.  

Niveli i humbjuve në muajin Qershjor shënoi kuotën prej 28.6 %, nga 40% që ishte vjet në të njëjtën periudhë. Dalja e sektorit energjitik nga kriza financiare lidhet me aksionin që nisi vitin e kaluar për të luftuar abuzimet me energjinë elektrike dhe duke ndryshuar menaxhimin e transaksioneve brenda sektorit.

Për pasojë, KESH ka kursyer mbi 35.5 milionë euro për shkak të rreshjeve dhe mirëmenaxhimit në shitjen dhe blerjen e energjisë me çmimin e bursës ndërkombëtare, ndërsa OSHEE ka përfituar 44.8 milionë euro. Rritja e likuiditetit për dy kompanitë publike ka bërë të mundur që deri tani të jenë shlyer 90% të borxhit të akumuluar ndaj HEC-eve private, ose 40 milionë usd.

Ndërkohë, OSHEE ka nisur programin e investimeve, kryesisht në sistemin e shpërndarjes dhe deri në fund të vitit parashikohet të investohen 5 miliardë lekë.

SHKARKO APP