OSHEE shtyn afati për të përfituar nga skema lehtësuese për shlyerjen e borxheve

OSHEE ka vendosur që të shtyjë sërish afatin për abonentët debitorë që duan të përfitojnë nga skema lehtësuese për të shlyer faturat e prapambetura. Afati skadoi në fund të muajit qershor për faturat e vitit të kaluar, por OSHEE vendosi ta shtyjë deri në 31 dhjetor 2017. Deri në fund të vitit, konsumatorët familjarë që kryejnë pagesën e menjëhershme të detyrimit mund të lidhin aktmarrëveshje duke përfituar reduktim kamate në masën 70%. Për familjarët që duan të paguajnë gradualisht borxhin, aktmarrëveshja parashikon shlyerjen me këste fikse mujore në vlerën 1200 lekë në muaj kur janë në ndihmë ekonomike dhe 2800 lekë në muaj për familjet e tjera. Në vendimin e OSHEE-së parashikohen lehtësi edhe për bizneset. Nëse pranojnë të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin, bizneseve u falet gjysma e kamatëvonesës.

SHKARKO APP