OSHEE sqaron situatën në Tiranë: Ja zonat ku po punohet

OSHEE ka dërguar një komunikatë për të sqaruar mungesën e energjisë elektrike në gjithë Tiranën.

Sipas saj, grupet e gatishmërisë se OSHEE-së kanë punuar gjithë natën dhe vijojnë ende për të zgjidhur defektet e mbetura në zonën e Kodrës së Diellit, një pjesë e Selites, deri te Liqeni i Thatë.

“Aktualisht, rreth 70% e defekteve kanë marrë zgjidhje për banorët e Komunës së Parisit, Rruga e Kavajës dhe Myslym Shyri”, thuhet në komunikatë.

“Aktualisht po punohet në dy kabina dhe për t’i dhënë zgjidhje problemit brenda dy orësh. Më vonë do t’ju njoftojmë për një dalje në media të drejtuesve të OSHEE-së për të sqaruar problemet që ndodhen, të cilat lidhen me mosfunksionimin e nënstacionit qendror”.

 

 

SHKARKO APP