OSHEE ul më tej humbjet, arkëton 17.8 miliardë Lekë
Të dhënat e tremujorit të parë 2018 paraqesin tregues pozitiv, duke hedhur një hap drejt stabilitetit të mëtejshëm të financave të Operatorit të Shpqendares së Ebergjisë Elekktrike SH.A (OSHEE).
Niveli i humbjeve, si tremujor zbriti në 27.7%, nga afro 50% që ishte ne vitin 2013, pra dukshëm kemi një kapërcim treguesve me gati 2-fish.
Duke i krahasuar humbjet me 3-mujorin e parë 2017, kemi një reduktim me 2.5 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me planin OSHEE, muaji Mars u mbyll në masën 0.6% më pak se norma e planifikuar (Plan 27.9%).
Arkëtimet vijojnë trendin pozitiv, me nivel të hyrash në arkën e OSHEE prej 17.8 miliardë lekë, ose mbi 650 milionë lekë më tepër se 3-mujori i parë 2017.
Theksojmë gjithashtu se, tremujori 2018, shënon rritje të ndjeshme të arkëtimeve me vonesë (deri në 90 ditë), krahasuar me 3-mujorin 2017, 2.5% ose rreth 400 milionë lekë më tepër.
Paralelisht me treguesit më lartë, paraqitet në performancë pozitive edhe niveli i borxhit, ku konkretisht: “Borxhi i keq Principal, për fatura 2007-2014, arriti në 47.8 miliardë lekë në fund të muajit mars, nga 67.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2014, pra kemi reduktim në masën 29.5%
Aktmarrëveshjet vijojnë të lidhen, ku prej dhjetorit 2014 e deri në fund të marit kemi mbi 400 mijë kontrata të nënshkruara midis OSHEE dhe abonentëve.
Vlen të theksojmë se 345,800 e abonentëve debitorë kanë pranuar ta paguajnë direkt debinë me një këst, duke përfituar reduktim kamate me 70 dhe 80%.