OSHEE, zonat e Tiranës “që preken” nga ndërprerjet (FOTO)
Për shkak të investimeve të OSHEE disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për punimet e planifikuar për vendosjen e rrjetit të ri 20 kv në disa zona të Tiranës.
Kështu, OSHEE bën të ditur se nga ora 10:00-13:00 do të punohet në fiderin E1 dhe zonat pa energji elektrike mbeten pjesërisht Sauku i Ri dhe Mjull Bathore.
Ora 10:00-14:00 do të punohet në kabinën “A.Moisiu” dhe zonat pa emergji janë: rrugët “Hysen Gjura” dhe “Kahreman Ylli”.