OSSHE:15 abonentë të arrestuar për ndërhyrje në matësa
OSHEE vijon prej një muaji aksionin në të gjithë vijën bregdetare. Në Himarë, gjatë kontrolleve janë çuar për ndjekje penale 15 persona, ndërkohë që janë konstatuar126 raste ndërhyrje në matësat e energjisë , 173 bisnese me kontrata si abonentë familjarë.
15 të arrestuar në një muaj nga Njësia operacionale speciale e energjisë në Himarë e Dhërmi, gjatë aksionit, për bizneset debitore, ndaj ndërhyrjes në matësa, lidhjeve të paligjshme etj.
Kontrollit nuk i kanë shpëtuar as vet punonjësit e OSHEE për të cilët për 6 muaj pune të njësisë kanë shkuar në ndjekje penale plotë 196 .
Sipas shefit të njësisë së OSHEE, Lumir Spahiu, aksioni do të vijojë deri në fund të javës përgjatë fshatrave të bregut të bashkisë Himarë.
"Në zonën e Vlorës për sezonin e verës janë arrestuar 15 persona për rreth një muaji. Ky aksion do të vazhdojë deri në përfundimin e sezonit të verës dhe është i përqendruar kryesisht te vjedhësit e energjisë dhe te debitorët", tha ai.
Deri tani janë kontrolluar 15600 kontrata, dhe janë konstatuar 126 raste ndërhyrje në matësat e energjisë , 173 bisnese që operonin me kontratat si abonent familjarë, si edhe 71 lidhje të dyfishta. Aksioni pritet të shtrihet edhe në zonen bregdetare të Zvernecit.