Pa asnjë cent vendos të udhëtojë, fiton miliona dhe një të dashur sexy

 

Të udhëtosh nëpër botë, ëndrra e çdo njeriu. Një 31-vjeçar i rritur nga një nënë në Irlandën  Veriore bënte çmos për të para botën, pavarësisht se ana financiare nuk ia lejonte. Kështu një ditë Johny Ward, vendosi që paraja të mos jetë shkaku i mosrealizimit të ëndrrës së tij dhe nisi udhëtimin nëpër botë.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Ward ka vizituar plot 152 vende dhe të fitojë rreth 1 milion dollarë në tri vitet e fundit. E të gjitha këto vetëm nëpërmjet laptopit të tij.

Mrekullia e udhëtimeve të tij është se 31-vjeçari, përveçse është bërë milioner, ai ka gjetur edhe një të dashur shumë të bukur.

111109-473x315

Johny Ward, në vitin 2006, pasi ishte diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në një universitet në Angli kishte arritur të kalojë një kohë në një kamp me fëmijë me nevoja të veçanta në SHBA. Aty, ai përveç parave kishte fituar edhe një biletë vajtje-ardhje për në Tajlandë.

Edhe pse nuk kishte njohuri nga teknologjia, 31-vjeçari ka krijuar një “bloger udhëtimesh” . “Njohuritë e mia për teknologjinë ishin si të gjyshes sime, kështu që mu desh shumë kohë për të mësuar”, është shprehur si për mediat britanike.

Me kalimin e kohës Ward filloi të fitonte 4000 funte në muaj, shifra të cilat shumë shpejt filluan të rriteshin.

SHKARKO APP