Pa duar dhe i braktisur nga familja, dhuron performancë rrënqethëse në piano (VIDEO)

Jeta nuk është aq e drejtë por nëse ke një shpirt luftarak, gjen shpëtim. E tillë historia e një adoleshenti që ka lindur pa duar dhe i braktisur nga familja e tij në moshë të hershme. Sot ai është bërë një pianist i shkëlquer.

Alexey Romanov, 16 vjeç, nga Zelenodolsk në perëndim të Rusisë, mahniti të pranishmit me performancën e tij spektakolare. Ai ka një anomali fizike që e ka lënë me duar të paformuara plotësisht.

Ai u braktis nga familja e tij biologjike dhe u fut në një jetimore deri në moshën 12-vjeçare.

Ai u adoptua nga një familje tjetër që u kujdes për të plot dashuri dhe e inkurajuan në interesin e tij për muzikën duke e shtyrë të merrte pjesë në leksionet e pianos. 4 vite më vonë, ai arriti të performojë në një skenë gjigande duke mahnitur të gjithë të pranishmit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=SgRs4C-ZoAc” width=”460″ height=”315″]

SHKARKO APP