Pa gjumë prej vapës?! Ja si të flini normalisht
Kondicioneri nuk është ilaçi për pagjumesine tuaj në dhomën e gjumit. Ka të tjera mënyra që ua zgjidhin këtë problem. Më poshtë po ua japim gjashtë këshilla që janë publikuar nga mediat e huaja të cilat tregojnë se si të flini pa klimatizues.
Vendosni një vasketë me akull para një ventilatori. Akulli do të shkrihet dhe do të ndihmojë në freskimin e ajrit.
Mund të përdorni gjithashtu një spray, ta mbushni me ujë, shpërndajeni në ajër dhe do të keni freski.
Në shtëpi ku rreh dielli pjesën më të madhe të ditës duhet të mbyllni dritaret, para se të dilni nga shtëpia.
Lani këmbët me ujë të ftohtë para se të flini.
Evitoni ushqime që japin nxehtësi dhe mundohuni të hani sa me lehtë.
Përdorni çarçafë të lehtë që nuk ju bezdisin dhe shmangin vapën