Pa provokacija!

 

Nga Skënder Minxhozi / Konferenca e shtypit e dy kryeministrave, e cila në precedentin e saj të fundit në Beograd, nëntorin e shkuar, kishte prodhuar uraganin diplomatik mes dy vendeve, mesa duket u mbyll pa “provokacija”. As Vuçiç nuk i ktheu Ramës “kusurin”, duke përmendur frazën “Kosova është Serbi”, e as Rama nuk tha diçka të kundërt. Konferenca duket se rrodhi në shina normale, dhe të dy palët u munduan të nënvizojnë afrimin, shanset për marrëdhënie ekonomike, vullnetin për stabilitet në rajon dhe konstatimin se për Kosovën qëndrimet janë të kundërt “sa një mal i lartë”.

Vuçiç u duk mjaft i qetë gjatë konferencës së shtypit dhe nuk reagoi kur Rama gjeti mënyrën që të përmendë togëfjalëshin “Kosovë e pavarur”. Citimi nga Rama i precedentit franko-gjerman, për ta krahasuar me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, reflekton rëndësinë që ai dhe Vuçiç i kushtojnë vizitës së sotme, por edhe peshës që marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve kanë në rajonin e Ballkanit. Kryeministri serb u fokusua në mënyrë preferenciale tek marrëdhëniet ekonomike, projektet në infrastrukturë dhe shkëmbimet tregëtare, e kjo duket se u bë me qëllim që vizita e tij e parë në Tiranë, për të cilët tha se “ndjehet krenar”, t’i ngjajë sa më shumë një kontakti normal mes dy fqinjësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

javanews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?