PAA po organizohet mjaft mirë dhe fuqishëm

Nga Zenel Çeliku/Në një kohë kur reforma në drejtësi i ka futur në kolaps politik dy partitë e mëdha PD dhe PS, Partia Agrare Ambientaliste (PAA), nën drejtimin e kryetarit Agron Duka, çdo ditë punon fuqishëm dhe pa u lodhur për të organizuar në mënyre perfekte strukturat e saj në bazë, ndërkohë që organizimi i PAA në qendër ka përfunduar me sukses të plotë. PAA ka bërë një organizim mjaft praktik duke shpërndare figurat qendrore të sajë, kudo në rrethe dhe në bazën e simpatizantëve dhe anëtarësisë të partisë. Po të ndjekësh lëvizjet politiko-organizative që po bën PAA në qendër dhe në rrethe, lehtë do të shikosh se në këtë parti po fryn një erë e re besimi, optimizmi dhe anëtarësimi. Në të gjitha takimet që po bën kryetari Duka dhe pjesa tjetër e kryesisë se partisë me anëtarësinë dhe simpatizantët e PAA, lehte shikon dhe kupton se të pranishëm janë nga mosha të ndryshme që po e ndjekin këtë parti të riformatuar në mënyrë perfekte, me kryetar rrethi, qarku, njësie, me forumet e gruas dhe të rinisë-vërtetë është mjaft mire në organizim. Tashmë shqiptarët janë tej të mërzitur me tre partitë e mëdha, të cilat pushtetin po e transferojnë sikur po lozin pingpong, por me stilin e vjetër qesharak dhe dështak. Është e vërtetë se shoqëria shqiptare është e lodhur dhe shumë e zhgënjyer me politikën e interesave partiake dhe ato personale të tre partive që ngjasojë atij filmit “Tre Musketjerët”. Sa keq, edhe sot gjithkush vështron e kupton se cila është strategjia e “Tre Musketjerëve”, ata nuk përfillin fare interesat e këtij populli fukara, ata nuk shikojnë hallet e kësaj shoqërie shumë të zhgënjyer, të zhytur në kolaps social dhe të lodhur nga mashtrimet e tyre. Pa dyshim kjo bie në sy shumë keq, ndaj tek PAA-ja janë ofruar dhe po ofrohen shumë simpatizantë dhe mbështetës, të cilët nesër do të jenë votuesit e PAA.

 Kështu, në këto ujëra politike shumë të çoroditura, shikojmë se politika ka nevojë për një tjetër parti të fuqishme, që të prishe pazaret dhe lojërat e pista të politikës së “Tre Musketjerëve”. Realisht në opinion vështrojmë deh besojnë se një forcë e re politike dhe shumë premtuese, është PAA, e cila po fiton simpati dhe terren politik dita-ditës, ndërkohë që boja e lojës hipokrite të tre partive, tashmë ka dalë dhe për rrjedhojë në zgjedhjet e ardhshme PAA do të ketë një start dhe rezultat befasues. PAA rreth saj ka mbledhur figura mjaft të besueshme, pa diskutuar figurën shumë popullore të moderatorit dy metrosh Agron Duka, më tej është Genc Juka-Sekretar i Përgjithshëm, Arben Tafaj-Nën/Kryetar, Prof. Dr. Lufter Xhuveli-Kryetar i Asamblesë, kjo parti vijon me një seri figurash me tituj dhe begraund të lartë, por duke evidentuar një gjeneratë me djem dhe vajza të reja që tashmë ka thithur kjo parti. Mjafton të evidentojmë se vetëm në tre ditët e fundit, PAA është pritur shumë mirë nga anëtarësia e saj në Kombinat, në Njësinë Nr.8 dhe në Kamzë-mjaft mirë dhe vërtetë shumë premtuese pjesëmarrja në PAA.

Në një prononcim një ditë më pare z. Duka tha, fare mirë mundet të kuptosh se PAA është bërë një parti ku dyert e saj janë të hapura për çdo njeri pa dallim moshe, mjafton që të kesh dëshirën dhe figurë të pastër, gjë që kryetari Duka e ka vendosur si një normë të padiskutueshme për ata që do të aderojnë në PAA. Mjafton të kesh kapacitete, formimin e duhur dhe dëshirën për të dhënë kontributet transparente brenda kësaj partie, gjithkush është I mirëpritur thotë Duka. Në partinë tonë ka vend për të gjithë ata progresistë, janë të mirëseardhur të gjitha ata që kanë se çfarë të jepnin në këtë politikë të çoroditur, tek PAA janë të hapura dyert për të konkurruar me dinjitet dhe me aftësi, për të marrë përsipër përgjegjësi politike, ndaj edhe thirrja jonë është, ejani se kjo parti është parti e të gjithëve, fermerë dhe ambientalistë. PAA është e hapur për të gjithë ata që duan një politikë të pastër dhe për të zbutur dhe eliminuar hallet e këtij populli të rraskapitur. PAA do të jetë me disa deputete në parlamentin e ardhshme, dhe si e tillë tek PAA do të gjeni një avokat shumë e fortë në mbrojtje të interesave të shoqërisë-përfundon kryetari Duka.

SHKARKO APP