Pacquiao-Mayweather, Tayson e legjendat e boksit parashikojnë fituesin
Atmosferë e ngrohtë e dhjetëra fansa që e pritën për orë të tëra. Manny Pacquiao tashmë ndodhet në Las Vegas, kur mbeten edhe pak ditë nga “Ndeshja e Shekullit”. Boksieri filipinnas ishte në Los Angeles ku po stërvitej me trajnerin e tij Freddie Roach dhe nga atje, ai udhëtoi me autobus bashkë me ekipin për gati 440 kilometra deri në hotelin Mandalay Bay, ku do të qëndrojë deri më 2 maj, në ditën e duelit të madh. Para se të niste udhëtimin drejt Las Vegasit, Pacquiao i surprizoi të gjithë ata që kishte pranë. Manny tha se fitoren kundër Mayweather nuk do ta kërkojë me knockout, por duke dalë mbi amerikanin në çdo raund për të fituar në fund me pikë pas 12 raundesh. Freddie Roach ka analizuar çdo detaj te rivali i filipinasit, por me sa duket e ka të vështirë të gjejë thembrën e Akilit te amerikani.
Ndërkohë që dueli po afron, parashikimet e disa prej legjendave dhe yjeve të ringut, të së shkuarës dhe të tashmes.
Mike Tyson mendon se do të jetë Pacquiao që do të fitojë sepse grushton më shumë.
George Foreman, dy herë kampioni i botës për meshat e rënda, gjithashtu beson me gjyqtarë të mirë në juri, Pacquiao do të arrijë të fitojë me pikë.
Në të shkuarën ai ka patur rastin të ndeshet me të dy, por këtë herë Oscar De La Hoya shikon si favorit Pacquiaon.
Për Ricky Hatton, është Mayëeather ai që ka një avantazh të lehtë ndaj filipinasit.
Edhe ish boksieri anglez, Nigel Benn mendon se në këtë duel, Mayëeather do të arrijë të tregojë se sa vlen vërtet duke fituar ndaj Pacquaio.
Me arsyetimin se ndeshja zhvillohet në Las Vegas dhe nga fakti që ai nuk ka humbur kurrë, Kell Brook vë bast gjithashtu për Mayëeather.
Edhe për Amir Khan, ndeshja e shekullit do të ketë si fitues absolut amerikanin Mayëeather.
Shane Mosley po ashtu shikon Floyd si favorit, ndërsa 9 Miguel Cotto dhe 10 Ronda Rousey bëjnë tifo për Mannyn.