Pagat mesatare në Europë: Shqipëria 357 e Kosova 364 euro
Sipas statistikave, paga mesatare dallon shumë në rajone të ndryshme të Evropës. Teksa me paga të mëdha prijnë Evropa Perëndimore dhe Skandinavia, ku mesatarja i kalon 2,000 euro.
Konkretisht, paga më e lartë është në Lihtenshtajn, ku sipas raporteve për vitin 2012, paga mesatare neto arriti në 5,314 euro. Pastaj vjen Zvicra (3,994 euro), Monako (3436 euro), Norvegjia (3,212 euro) dhe Luksemburgu (3,149 euro), raporton ‘Al Jazeera Balkans’.
Pagat më të ulëta janë në vendet e Evropës Lindore. Në Ukrainë, paga mesatare është vetëm 130 euro, e më mirë se ky shtet qëndrojnë Azerbajxhani (224 euro), Kazakistani (257 euro) dhe Bjellorusia (272 euro).
Sipas agjencive të statistikave të vendeve të rajonit, paga më e lartë mesatare në Ballkan është në Slloveni 1,022 euro, pasuar nga Kroacia 752, pastaj Mali i Zi 488, BeH 424, Serbia 374, Kosova 364, Shqipëria 357 dhe paga më e ulët mesatare është në Maqedoni 354 euro.