Pagesa për akomodimin e LaCivita, PR: Pjesë e marrëveshjes së koalicionit opozitar

Partia Republikane ka reaguar në lidhje me lajmet e raportuara sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita. Në njoftim sqarohet se lajmet e shpërndara kanë qenë për qëllime manipulative politike. PR thekson se ka paguar, sipas marrëveshjes së koalicionit opozitar, për akomodimin e LaCivita për 3 netë qëndrimi në Tiranë. Gjithashtu, PR sqaron se çdo shpenzim e ka deklaruar sipas parashikimeve ligjore.

Reagimi i plotë

Masazhatorët mediatikë, të korrupsionit të qeverisë, kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe të koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, sikur të bësh masazh me vlerën 5900 lekë ishte krim, turp, apo “shfaqje e huaj”. Kjo bëhet për qëllime manipulative politike, nga shërbëtorëve të bindur të pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sqarojmë opinionin publik se: Partia Republikane konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar konform ligjit, shpenzimet e akomodimin në hotel Xheko Imperial në Tiranë, për akomodimin e ekipit Amerikan të fushatës z. Chriss LaCivtta, Paul Manaford dhe Lord Steëart Jackson nga Parlamenti Britanik për 3 netë qëndrimi në këtë hotel, pronë e një biznesmeni të respektuar shqiptar, me vlerën 27,300 lekë nata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto shpenzime nuk janë paguar nga Fatmir Mediu, por nga Partia Republikane. Të gjitha këto shpenzime janë deklaruar nga PR sipas ligjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?