Pagesat me bono për çdo zonë, shtyhet edhe 2 vjet afati
Bonot e privatizimit do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2016.
Shtyrja e afatit të vlefshmërisë është shoqëruar edhe me zgjerimin e fushave ku mund të investohen.
Pagesa e truallit për ndërtimet informale, lehtësira për ish-pronarët duke likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve në rast parablerjeje, investimet në privatizimin e objekteve shtetërore janë fushat kryesore ku mund të investohen bonot e privatizimit.
Ministria e Financave ka hartuar një draft, i cili ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend, ku parashikohet jo vetëm shtyrja e afatit por edhe fushat e zbatimit.
Personat që kanë ndërtuar në tokën e shtetit ose në tokën e të tretëve janë përfituesit më të mëdhenj të shtyrjes së afatit të përdorimit të bonove.