Pagjumësia më e rrezikshme se duhani, shkakton goditje në tru dhe zemër

Pagjumësia është një problem shumë i zakonshëm dhe shkakton shumë probleme. Kjo sjell ankth, depresion, irritim, ndjeheni të lodhur, dhe kjo bën që ju të fiksoheni pas gjumit.

Hulumtimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar një të vërtetë edhe më alarmante: gjumi i keq është më i dëmshëm për shëndetin, sesa duhanpirja. Kjo rrit shanset e goditjeve dhe sulmeve të zemrës. Në studim morën pjesë 657 burra të moshës 25 deri 64 vjeç të cilët nuk kishin vuajtur kurrë nga problemet e zemrës.

Këta persona janë mbajtur në vëzhgim për 14 vjet dhe në 63% të rasteve, ata të cilët kanë pasur një goditje në pleqëri kanë vuajtur edhe nga çrregullime të gjumit. Në veçanti, ata që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë 50% më shumë gjasa të përjetojnë sëmundje se ata që arrinë të flenë qetë.

Profesor Valery Gafarov, nga Akademia Ruse e Shkencave Mjekësore në Novosibirsk, tha: “Gjumi nuk është një çështje e vogël. Ata që vuajnë nga pagjumësia kanë shumë shanse për të vuajtur nga sëmundje të zemrës, ashtu si ata që pinë duhan, të cilët nuk ushtrojnë apo ndjekin një dietë “.

Kujdesi për shëndetin tuaj do të thotë edhe të relaksoheni dhe të kaloni netë të qeta. Për këtë arsye pagjumësia duhet të shërohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast se ju nuk mund të arrini rezultatet e dëshiruara, duhet ti drejtoheni ekspertëve për të zgjidhur situatën para se të bëhet kronike.

SHKARKO APP