Pajisje mjekësore të sekuestruara i kalojnë QSUT-së dhe spitaleve rajonale

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e praktikës së saj për vënien e pasurive të sekuestruara në funksion të interesit publik dhe institucioneve shtetërore.

Në këtë kuadër, kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pune në një spital privat që ndodhet në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe ndaj të cilit është vendosur masë sekuestroje preventive. Me miratimin e prokurorit të çështjes, AAPSK ka nisur procesin e identifikimit dhe shpërndarjes së pajisjeve mjekësore që ndodhen në këtë institucion.

Këto pajisje do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të përdoren nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), si edhe nga disa spitale rajonale publike, sipas nevojave përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës, znj. Xhaja u shpreh se vënia e pasurive të sekuestruara në funksion të institucioneve shtetërore është tashmë një praktikë e konsoliduar për AAPSK-në, duke theksuar se ky proces synon përdorimin e dobishëm dhe të ligjshëm të pasurive në interes të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky veprim pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe në rritjen e kapaciteteve të sistemit publik, duke shfrytëzuar në mënyrë efikase pajisje mjekësore që përndryshe do të mbeteshin jashtë përdorimit.

AAPSK mbetet e angazhuar në administrimin transparent dhe ligjor të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me synimin për t’i kthyer ato në instrumente konkrete në shërbim të interesit publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?