Paketa fiskale – Përjashtohen nga TVSH 6 % veprimtaritë turistike në zonat rurale

Veprimtaritë turistike  në zonat rurale që nuk ofrojnë shtrat dhe mëngjes  nuk do të përfshihet në skemën e TVSH me 6%.  Kështu ka deklaruar Ministri i Financave dhe Ekonkmisë Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të projektligjeve  në komisionin e ekonomisë . Kreu i këtij komisioni  Erion Brace kërkoi të përcaktohet kufiri i TVSH por sipas Ahmetaj kjo është praktikë qeveritare.

“I referohet me definicion të saktë ligjor procedurial administrativ shtratit dhe mëngjesit 6 për qindëshi. Në qoftë se ajo strukturë nuk ka shtrat dhe mëngjes, pra nuk ka një strukturë akomoduese turizmi, nuk e përfiton,” tha Ahmetaj.

“Duhet të dalë në mënyrë të qartë kufiri minimal nga caktimi i tatimeve dhe i taksave. Kufiri minimal nuk është tatim, nuk është as taksë. TVSH-ja është tatim. Tatim fitimi është,” tha Braçe.

“Lëvizja e kufirit të TVSH-së është praktikë e konsoliduar qeveritare. Lëvizja e pragut nuk është vendosje tatimi. Kush thotë që është vendosje tatimi, nuk e njeh TVSH-në,” shtoi më tej Ahmetaj.

Lidhur me ndryshimet në taksat vendore  nga fikse   në bazë të vlerës  dhe zonimit,  Ahmetaj  theksoi se  ky ndryshim do të përcaktohet me  vendim të këshillit të ministrave

Deputetja e PD Jorida tabaku  ka shprehur qëndrimin kundër kësaj pakete duke deklaruar se  për këtë  partia demokratike  do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese .

“Po të doni që ne këtu të diskutojmë se kush do të jenë të përjashtuarit, se kush do të marrë statusin e veçantë, kush do të jenë bizneset që do të favorizojë qeveria. Në qoftë se vazhdon deri në fund kjo paketë fiskale, ne do të bëjmë vërejtjet tona edhe në gjykatën kushtetuese të mbështetura edhe nga Dhomat e Tregtisë.”

Në komision ku diskutohej paketa e re fiskale  nuk munguan edhe përplasjet verbale mes deputetëve të mazhorancës  dhe opozitës  të cilët e quajtën këtë paketë të dështuar.

SHKARKO APP