Pamje mahnitëse, Venecia në ‘apokalips’

Duket sikur apokalipsi është pranë në Venecia, por në fakt nuk është ashtu.

Këto janë disa nga pamjet mahnitëse të fotografuara në qytetin e Italisë ku retë gjigande kanë zhytur vendin në errësirë të plotë. Imazhet kujtojnë skenat e filmit “Independence Day” të vitit 1996, në të cilat UFO-t fluturojnë mbi qytet anembanë botës.

Retë mbulojnë qytetin turistik mjaft të popullarizuar përpara se të shiu të fillonte, në kontrast me qiellin e qartë blu në distancë.

Këto imazhe kanë dalë një javë pasi jugu i Italisë u godit nga një seri zjarresh, pas një thatësirë të shkaktuar nga temperaturat e larta.

SHKARKO APP