Pamje tronditëse, Tirana “më lart” se Amsterdami, Praga dhe Barcelona (Foto)

Për të kuptuar më mirë se ç’katastrofë është bërë me ndërtimet pa kriter në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në tërë këto vite, mjaftojnë pamjet që vijnë nga qytete të tjera Europiane, si Barcelona, Praga, apo dhe Amsterdami.

E nëse qyteti i Barcelonës ka një popullsi edhe më të madhe se tërë popullsia shqiptare, kjo nuk do të thotë se atje mund të ndërtohet apo jepen leje ndërtimi vend e pa vend.   

Por nëse kryeqyteti i Holandës Amsterdami ka një popullsi rreth 1 mln banorë, pak më tepër se Tirana e ditëve të sotme, është e çuditshme se përse autoritetet lokale apo qendrore atje nuk kanë lejuar në tërë këto vite të ndërtohet asnjë pallat i lartë. Dihet se në këto qytete ka miliarderë shumë më tepër se në Tiranë, gati për të ndërtuar ndoshta edhe pallatin më të bukur në kontinent.

Po ashtu edhe në kryeqytetin e një vendi ish-komunist, si Praga, rregulli dhe planimetria është perfekte si kudo në çdo qytet të zhvilluar evropian. Tirana krahasuar me ta, vështirë të besohet se është në Europë.   

Por siç duket, dallimi mes zhvillimit të Tiranës dhe vendeve të tjera evropiane qëndron përveç historisë së zhvillimit dhe të kulturës së tyre, edhe tek vizioni i politikës. Shqipëria kërkon të aderojë në BE dhe për këtë kërkohet të bëhet ndonjë “shpikje” nga qytetarët. Por nga pamjet e zhvillimit të qyteteve, vendi ynë e ka gjithnjë e më të vështirë të ndjekë thjesht modelet që janë gati. Kush e ka fajin?!      

A.      Muraçi

SHKARKO APP