Pampuri letër Donald Lu: Merru me gjërat që po rrënojnë Shqipërinë, jo me LGBT

Pak ditë pas paralajmërimit të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, i cili kritikoi dy deputetë të PD, Trina Shehun dhe Oriola Pampurin, si dhe ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani në lidhje me qëndrimet e tyre për komunitetin LGBT dhe nismat e tyre në shkollat publike, vjen reagimi i parë i deputetes demokrate.

Zonja Pampuri ka zgjedhur t’i drejtohet ambasadorit me një letër të hapur ku i kujton se Shqipëria ka halle dhe probleme shumë më thelbësore se çështja e LGBT, siç janë mungesa e ilaçeve, ikja e shqiptarëve në emigracion, taksat e larta, papunësia, varfëria, ikja e “trurit” etj.

LETRA E ORIOLA PAMPURIT

Leter e hapur per Ambasadorin Donald Lu:

Mr. Lu, ne kuadër të deklaratës suaj mbi deputetët të cilët nxitën debatin mbi cështjen LGBT, gjeta pak kohë t’ju përgjigjem, pasi problemi ynë nuk është pikërisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur që në një moment kritik për qeverinë e politikat e saj kjo cështje po përdoret mirëfilli si një mekanizëm mbrojtës, ku bazat I ka tek zhvendosja e vëmendjes. Cështjet që sot po rrënojnë këtë vënd e janë pasojë e një politike të gabuar, e një politike në shërbim të klientëve e të oligarkëve, ku përfshihen një sërë faktorësh të rëndësishëm kombëtarë e ndërkombëtarë, nuk janë LGBT, por taksat, varfëria, papunësia, largimi I Shqiptarëve si azilkërkues, largimi I shtresës së mesme, largimi I intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve etj.
Sot në spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente për të sëmurët me kancer, mbi 30000 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, 11 qytetarë të pafajshëm sot janë në burg, vetëm sepse protestojnë për një taksë të cilën nuk munden ta përballojnë më, jetojnë në mjerim e nuk kanë me c’të ushqejnë fëmijët.
Sot, si kurrë ndonjëherë procedohen penalisht deputetë të opozitës, vetëm pse mbështesin një protestë paqësore qytetare, e cila vjen pas një gjëndje tejet të rënduar të ekonomisë në cdo familje shqiptare. Por kryetarë bashkish të cilët kanë abuzuar me pushtetin, ish ministra të cilët janë përfshirë në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantë bashkëpunëtorë të qeverisë janë ende të pandëshkuar.
Kjo është cështja Mr. Lu, nuk janë LGBT, ata nuk janë as të sëmurë, as të paaftë për të punuar, e as nuk janë diskriminuar kurrë për të përfituar projekte pafund, si asnjë kategori tjetër.
Unë në profesionin tim jam Psikologe Klinike, e në zyrën time kam këshilluar disa prej tyre, sigurisht në atë zyrë askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi është profesioni I tillë I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi. Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin të mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bërë edhe një vit më parë duke folur nën petkun e psikologes e cila respekton të drejtën e cdo komuniteti për të jetuar në mënyrën që ai zgjedh. Nuk diskriminoj askënd. Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.
Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara.
Por sot flas në emër të qytetarëve që përfaqësoj, në emër të së Djathtës, e cila është një parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e në emër të personit tim si nënë, si grua e si familjare e një familje të shkëlqyer, e cila familjen e ka të shënjtë e të paprekshme.
Ky është mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, I paraardhësve të mi si konservatorë brez pas brezi.
Unë si profesioniste vlerësoj mendimin e lirë, I cili duhet të respektohet nga cdo kush si nga politikanët për njëri-tjetrin, ashtu edhe me gjerë e më ngushtë.
Mendimi im nuk ka të bëjë me homofobinë, por me vlerën që I jap vazhdimësisë, e cila ka sens vetëm në një familje tradicionale, ku mund të përcillet modeli I nënës e babait e vlerat e moralit, mbi bazën e të cilave kapërcehet me sukses cdo hallkë për zhvillimin e personalitetit.

I Stand With Trump.

Me respekt:
Dr. Orjola Pampuri
pampuri

SHKARKO APP