Panariti: Bujqësia, sektori që gjeneron më shumë punësim në vend

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar se bujqësia është sektori që gjeneron më shumë punësimin në vend.

Në një aktivitet për bujqësinë, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ai tha se me ndarjen e re territoriale, ky sektor do të ketë edhe dimension urban dhe se bashkitë do të kenë sektorë të veçantë dedikuar bujqësisë, çka sjell edhe një mbështetje më të madhe në këtë sektor.

"Sektori i bujqësisë është një sektor që sot gjeneron punësim. Sipas statistikave të ISNTAT janë 1 milionë e 40 mijë individë, subjekete të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në bujqësi. Kjo tregon edhe njeherë potencialin që ky sektor gjeneron në punësim. Për të krijuar presketrivë punësimin fermërëve. Ajo që dua të them, me hartën e re organizative, bujqësia nuk ka më dimension rural, por edhe urban. Kjo do të thotë se mundësia për tu mbështetur është me e madhe. Pra bashkitë do të kenë sektorë të dedikuar buqjësisë, vaditjes, imputeve bujqësore. përqasja jonë është shumë racionale, e mençur do të thoja. Ne kemi stimuluar pikat e grumbullimit, sepse janë këto që organizojnë fermerët. Kjo ka zgjidhur edhe fragmentimin e tokës. Ne jemi të drejtuar në projektimi, sic jemi të vendosur për certifimikin e tokës, por kemi edhe një mekanizëm të thjeshtë që bashkon fermerët", deklaroi Panariti.

SHKARKO APP