Panariti: Bujqësia u la në harresë se donin të bënin pedonale dhe palma

Kandidati për deputet i LSI për qarkun Korcë, njëherësh edhe Ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, në vijim të turit të takimeve, shpalosi programin e partisë për 4 vitet e ardhshme, edhe para banorëve të fshatit Plasë, të Bashkisë Maliq.
Gjatë fiskutimit me ta, Panariti e vuri theksin mbi mbështetjen që do t’i japë Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvillimit të bujqësisë në 4 vitet e ardhshme, si një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare.
“Bujqësia në këto vite është lënë në harresë dhe fondet kanë shkuar për të ndërtuar pedonale, për palma e vetëm për qytetin, duke lënë në harresë fshatin, fermerët dhe bujqësinë”, tha Panariti.
Më tej, ai shtoi se, “Programi i LSI për bujqësinë është shumë kuonkret dhe ka në qendër të vëmendjes fermerin, fuqizimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit vendas, mbrojtjen e tij. Por, kjo mund të bëhet vetëm me programin e LSI, i cili do te heqë taksat për 4 vitet e ardhshme për bujqesinë, për fermerët. Do të bëjmë zero taksat dhe TVSH për farat, imputet bujqësorë dhe makineritë. Vetëm në këtë mënyrë, mund të ndihmojmë fermerin”, tha Ministri i Bujqësisë.
Sipas tij, një nga idetë për mbrojtjen e prodhimot vendas, është dhe ulja e traut për produktet bujqësore apo blegtorale të importit, derisa fermeri shqiptar të shesë prodhimin e tij, i cili fatmirësisht është i bollshëm. Më tej, Panariti, në kuadër të shpalosjes së programit të LSI, foli edhe për heqjen e taksës për pagat deri në 35 mijë lek, ndërkohë që rritja e pensioneve, trajtimi i moshës së tretë në mënyrë dinjitoze, është një nga objektivat e LSI.
“Po ashtu, në programin tonë, ne kemi edhe arsimim cilësor për të rinjtë, me ligje, fakultete e universitete cilësore,por i rëndësishëm është dhe orientimi i të rinjve drejt arsimimit qe ka treg pune. Në programin e LSI për Arsimin, është edhe hapja e shkollave të profesionale bujqësore” – tha Panariti.
Gjatë diskutimit me banorët, një nga shqetësimet e ngritura nga banorët, ishte mungesa e kanaleve vaditëse. Sipas ministrit, kjo është përgjegjësi dhe detyrë e bashkive, “por duket se kryetarët e tyre nuk i kanë kuptuar kompetencat dhe mendojnë ende se duhet të merren vetëm me qytetin, me pedonalet apo punët publike aty, duke harruar fshatin, fermerët dhe shqetësimet e tyre”- theksoi ai.
Pas takimit, Panatiti vizitoi edhe disa familje fermerësh të fshatit Plasë, ku dëgjoi nga afër shqetësinet e tyre.

SHKARKO APP