Panariti: Domatja shqiptare, po shkon në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi  në një emisionin televiziv se produktet bujqësore shqiptare janë tërësisht të sigurta.

“Unë jam konsumator dhe toksikolog. Unë ju siguroj që konsumatori shqiptar është sot më i sigurt se kurrë. Është krijuar një ide se në kohën e komunizmit hanim produkte bio. Ky është një mit dhe një e pavërtetë e madhe”,-tha Panariti.

Duke theksuar se shumë pesticide që përdoreshin atëherë, tani janë të jashtëligjshme dhe jashtë qarkullimit.

“Ne nuk lejojmë hyrjen e pesticideve që nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ato janë pesticide dhe insekticide të biodegradueshme. Nuk janë lindani, eksaklorani që bënin kërdi në komunizëm dhe sot i kemi akoma të pashkatërruara. Duhet respektuar protokolli i spërkatjeve, sipas udhëzimeve përkatëse. Fermeri duhet të jetë i përgjegjshëm që domatja dhe kastraveci duhet të respektojë periudhën 1-javore për ta hedhur në treg pasi është spërkatur. Domatja e tregut shqiptar shkon në Gjermani”, – deklaroi ai.

Panariti foli edhe për bllokimin nga Maqedonia të prodhimeve shqiptare, duke theksuar se i gjithë qëllimi është konkurrenca.

SHKARKO APP