Panariti: Embargo mishit deri në vaksinimin e plotë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi sot se “vatrat e sëmundjes, dermatozes nodulare në blegtori janë izoluar dhe nuk rrezikojnë të përhapen”.

Por embargo e tregtimit të mishit të gjedhit do të vazhdojë, sipas tij, deri në vaksinimin e plotë dhe gjithëpërfshirës të blegtorisë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të hënën me ekspertin e BE-­së për Zbatimin e Reformës së Veterinarisë, Robert Connor në lidhje me menaxhimin e përhapjes së sëmundjes ndër gjedhë, dermatozës nodulare në vendin tonë, ministri Panariti tha se do të ketë masa drastike ndaj atyre që thyejnë moratoriumin e tregtimit të kafshëve dhe mishit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa problemi po trajtohet si një emergjencë dhe është në monitorim të përditshëm i gjithë sektori i blegtorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ministri Panariti i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Policisë së Shtetit të ndërmarrë penalitete për të gjithë ata subjekte që thyejnë embargon e tregtimit të mishit në njësitë e shitjes dhe eksportit jashtë kufijve.

“Nëse ne nuk zbatojmë këto masa me vendosmëri, Shqipëria do të kthehet në një vatër masive infeskioni siç ka ndodhur në vendet e rajonit ku është kthyer në një emergjecë kombëtare. Sapo ne të kemi mbaruar me vaksinimin e gjedhit në të gjithë Shqipërinë dhe të ketë mbaruar periudha e konsolidimit pa heziitm do hapë tregun e thertoret, por hapja në këtë moment e tregut do të ishte vrastare”, ­tha Panariti.

Ndërsa eksperti europian Connor, vlerësoi rëndësinë e masave që po merr ministria e Bujqësisë konform standardeve evropiane për parandalimin dhe kontrollin e kësaj sëmundje.

Ai tha se procesi i vaksinimit të plotë të gjedhit në të gjithë vendin, do të shënojë momentin e hapjes se tregtimit të mishit të gjedhit.

Në Shqipëri janë evidentuar deri tani mjaft raste të përhapjes së sëmundjes së gjedhit “Dermatoza nodulare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?