Panariti, konference urgjentë për mediat: 5 anëtarë të LSI janë arrestuar pa asnjë motiv. Juntë policore

Kandidati i LSI-së në Korçë, Edmond Panariti në një konferencë urgjente për mediat ka denoncuar manipulimet e policisë dhe arrestimin e një komisioneri të LSI.

Deklarata e Panaritit:

Ndodhem ketu per te denoncuar arrestimin flagrant te nje komisioneri te lsi, pa asnje prove dhe duke demtuar keshtu edhe procesin.

Njekohesisht jane ndaluar dhe 3 drejtues te lsi ne lagje, duke ushtruar detyren e tyre, pa asnje arsyetim e shkak. Madje, njeri prej tyre eshte liruar sapo ka perfunduar votimi.

Me e keqja eshte se, nuk ka asnje komunimim nga organet kompetente dhe asnje sqarim.

Kjo eshte nje junte dhe shtet ligjor. Nderkohë, sapo jam njoftuar se ne Pustec, ka nje tentative nga komisioneret e PS per te pengusr numerimin e votave per ta shtyre ate.

Vetem LSI ka pasur te ndaluar e arrestuar, pa asnje shkak dhe kjo tregon panikun e PS nga fitorja e LSI. Te gjitha keto do te jene pjese e nje dosje ankimore te LSI, pasu edhe prokurori ka bere shkeljte te ligjit. Askush nuk mund te deformoje vullnetin e popullit dhe per kete situate, akuzoj forcat politike qe kane mekanizmat, sic eshte policia. Jam optimist qe pavaresisht nga keto shantazhe, nuk e ndryshojne dot verdiktin e popullit dhe askush nuk mund te demtoje qytetarine korcare.

SHKARKO APP