Panariti me drejtorët e AKU-së: Ushqimet, duhen kryer të gjitha analizat

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë një takimi të mërkurën me drejtues të 7-të laboratoreve rajonale Autoritetet Kombëtar të Ushqimit, u shpreh se “laboratorët rajonal të kontrollit duhet të kryejnë të gjitha analizat, dhe për këtë kërkohet më shumë impenjim i specialistëve, për të garantuar sigurinë ushqimore”.

Lidhur me cilësinë e analizave, ministri Panariti kërkoi pajisjen e laboratorëve me teknologji të kohës. “Specialistët e këtyre laboratorëve do të trajnohen për të kryer të gjithë spektrin e analizave ushqimore”-tha Panariti.

Ministri u kërkoi drejtuesve të 7-të laboratoreve rajonale Autorritet Kombëtar të Ushqimit, respektim të protokollit në përdorimin e imputeve bujqësore dhe fidanave

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Bujqësisë tha se, buletinet javore të analizave dhe kontrolleve ti paraqiten publikut për të ndaluar abuzimi me informacione të pavërteta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?