Panariti, memorandum bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, nënshkroi sot memorandumin e bashkepunimit me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ceremoni kjo e zhvilluar në kuadër të 65-vjetorit të krijimit të këtij të fundit.

Ministri Panariti dhe Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu firmosën memorandumin në prani të qindra pjesmarrëve, pedagogë dhe ish-pedagogë të këtij universiteti.

Memorandumi konsiston në bashkëpunimin për sistemin e laboratorëve të UBT-së, të cilët do të futen në rrjetin e analizimit dhe kontrollit të produkteve bujqësore, blegtorale, bimeve, farave e fidanëve.

Memorandumi parashikon gjithashtu edhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë dhe UBT-së në fushën e bujqësisë, si dhe bashkëpunimin në nivel ekspertësh, në e kuadër të negociatave të Shqipërisë për aderimin në BE.

SHKARKO APP