Panariti në Has: Do të shikohet mundësia e kompensimit për kafshët e prekura nga dermatoza nodulare

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i shoqëruar nga Prof.Dr. Luigj Turmalaj, Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, veterinerë dhe punonjës të Drejtorisë Bujqësore Kukës, inspektuan sot procesin e vaksinimit në një fermë gjedhësh në Brenogë, rrethi Has, ku sëmundja e dermatozës nodulare është përhapur me shpejtësi. Rrethi i Hasit ka rreth 300 krerë gjedhë të regjistruara dhe deri tani janë të prekura rreth 40 krerë.

Ministri Panariti ka parë nga afër kafshët e prekuara dhe në bashkëbisedim me autoritetet lokale, Shërbimit Veterinar dhe fermerët prezentë në këtë takim, janë caktuar masa të mëtejshme për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje nëpërmjet vaksinimit dhe imunizimin e gjedhëve, menaxhimin e asgjësimit dhe groposjes së kafshëve të prekura.

Fermerët i kërkuan ministrit Panariti mbështetje financiare për gjedhët e prekura nga kjo sëmundje, si e vetmja mundësi për të zëvendësuar popullatën e gjedhit e prekur nga dermatoza nodulare. Blegetoria dhe bujqësia janë mënyra e vetme e jetesës në këto zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i siguroi ata se pas mbarimit të fazës së parë të vaksinimit dhe imunizimit, do të evidentohet çdo rast dhe do të shikohet mundësia e kompensimit. Duke filluar nga dita e nesërme, do të shpërndahen në të gjithë vendin, 165.000 doza vaksina duke arritur në këtë mënyrë në imunizimin e gjithë popullatës së gjedhit në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast, ministri lajmëroi angazhimin e gjithë trupës së veterinerëve në vend dhe të studentëve masterant të Fakultetit të Veterinarisë për të mbyllur sa më parë vaksinimin në të gjithë vendin.

Ministri Panariti kërkoi mirëkuptimin e fermerëve, tregtarëve dhe konsumatorëve për këtë fazë karantine dhe u bëri thirrje të gjithë autoriteteve të monitorojnë dhe të ndalojnë lëvizjet e kafshëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Deri tani në gjithë vendin janë regjistruar në total 425 raste të prekura nga dermatoza nodulare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?