Panariti në Maliq e Devoll: LSI do të jetë tribuna e zëri i fermerëve dhe i bujqësisë
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun Korçë, në vijim të takimeve elektorale, shpalosi programin politik me banorë të fshatrave Miras në rrethin e Devollit dhe Shën Gjergj të bashkise Maliq. Duke bashkëbiseduar me fermerë dhe blegtorë të këtyre zonave, Panariti tha se, LSI e ka të qartë se zhvillimi i vendit bëhet nga bujqesia, nga fshati dhe pikërisht për këtë, ne kemi në programin tonë ndihmën ndaj fermerëve. “Dikush nga ju ka nevojë për pika grumbullimi qumështi, dikush perimesh etj. LSI dhe unë jemi të vendosur të ndihmojmë e mbështesim fermerët. Madhe, një ndër pikat e programit tonë për bujqesinë, është edhe krijimi i mundësise së fillimit të eksporteve të produkteve blegtorale, krijimi i kontakteve dhe lobimi, drejt vendeve që nuk janë pjesë e BE, siç mund të jenë vendet e lindjes se mesme”, tha Panatiti, i cili ritheksoi pikën tjetër të programit të LSI per Bujqesinë, “taksa zero për 4 vitet e ardhshme dhe heqjen e TVSH-së”.
Më tej, gjatë bisedës me Banorë të Mirasit e Shën Gjergjit, Panariti foli edhe për arsimin e orientuar. Sipas tij, bujqësia e blegtoria, por edhr sejtorë të tjerë, kanë nevojë për specialistë të kualifikuar. “LSI ka në program rikthimine tradites së shkollave te mrsmr profesiobale, të cilat nxjerrin agronomë apo specualistë të të tjërave fusha që lidhen me bujqësi e blegtori. Ndaj edhe të rinjve iu bëj thirrje, që të orientohen drejt arsimimit profesional”, theksoi Panariti. Duke kërkuar votën per zgjedhjet e 25 qershorit për LSI, Panariti tha se “kjo forcë politike do të jetë zëri juaj, tribuna juaj ne Parlamentin e ardhshëm. LSI do të jete mbështetësi i bujqësisë, i bujqërve dhe blegtorëve dhe i fuzimit e zhvillimit të ketij sektori”.
Ndërkohe, Anila Hoxha, Kryetarja e LSI për Bashkinë Maliq, tha gjatë takimit në fshatin Shën Gjergj se, banorët e Maliqit dhe Qarkut Korçë, nuk mund të jenë më të mirëparfaqësuar në parlament, më mire se me LSI, aq më tepër që në krye të listes është Panariti.