Panariti nga Laguna e Kunes: S’lejojmë shpërdorimin e pasurisë natyrore ­

Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka deklaruar sot nga Lezha se nuk do të tolerohen më shpërdorimet e pasurive natyrore, duke theksuar se për lagunën e Kunes tashmë ka nisur edhe investimi për daljen e ujërave në det.

Ai ka shtuar se falë punimeve të realizuara nga fondet e dikasterit që drejton, kjo lagunë do të ketë një kanal ujor për komunikimin me detin duke stabilizuar kështu parametrat e ujit. Duke theksuar edhe faktin se kriteri ekologjik duhet respektuar me rigorozitet.

“U stabilizuan parametrat e ujërave të pjesës së Lagunës së Kunes. Kriteri ekologjik duhet respektuar me rigorozitet. Aktiviteti ekonomik duhet nënshtruar kriterit ekologjik. Nuk do ta lejojmë shpërdorimin pa kriter të këtyre pasurive natyrore”, ka thënë Panariti.

SHKARKO APP