Panariti: Pulla inspektimi në lokalet ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë sezonit turistik, nisen vendosjen e etiketave (stickerave) në ambientet e shërbimit, si restorante, bar-kafe, fast-food, pastiçeri etj.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU), Isuf Shehu vendosën sot,  pullën e inspektimit të sigurisë ushqimore, në një nga restorantet në plazhin e Durrësit, si shenja qe tregon se ky subjekt është kontrolluar nga inspektorët e AKU-së.

Vendosja e pullës së inspektimit, që është një strishës jeshile, është pjese e projektit per sigurine ushqimore, i cili perfshin mbi 300 subjekte të cilat operojnë në fushën ushqimore ( restorante, lokale, fast food etj).

Çdo konsumator mund te gjej kete stishe ne hyrje te ambjentit ushqimor dhe te marre garancine e inspektimit nga AKU.

Ministri Panariti beri  te ditur per median se ishte  prezent në inspektimin rigoroz të këtij restoranti ku u aplikua per here te pare pulla e inspektimit dhe u shpreh se, inspektimit të AKU-së do t’i nënshtrohen të gjithe subjektet të cilat operojnë në fushën ushqimore

SHKARKO APP