Panariti takim me institucionet financiare për zbatimin e marrevëshjes me BERZH

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi të mërkurën një takim konsultativ me institucionet financiare që kanë firmosur marrëveshjen për fondin e garancisë, për të analizuar mënyrën e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Marrëvëshja e firmosur në muajin Maj ndërmjet Qeverise Shqiptare, BERZH dhe bankave të nivelit të dytë dhe institucionet e mikrokredisë ka si qëllim zhbllokimin e financimit të agro-bizneseve.

Mes Qeverisë dhe BERZH është rënë dakord për një fond garancie prej 300 milion euro për tre vjet i cili do të  mbuloje 70 % të vlerës së normës së interesit dhe do të sigurojë edhe konsulencë jo vetem financim. Takimi drejtohet nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me perfaqësues të BERZH, Kryeministrisë, 4 bankave dhe 2 institucioneve të mikrokredisë, pjesë të marrëveshjes.

Çështjet që u diskutuan lidhen me prioritetet e Qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor dhe strategjite e Ministrise se Bujqesise për perdorimin sa me efektiv të këtij instrumenti financiar të ri, ofertën financiare e bankave për kredi lehtesuese për fermeret te cilen do të investojne në bujqësinë, shyrtimi i listes paraprake e subjekteve për financim dhe plani i perbashket i informimit publik. Ndërmjetëse mes bankave dhe sipërmarrësve është Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë, e cila do të marrë përsipër procesin e informimit, trajnimit dhe mbledhjes së projekteve e depozitimit të tyre tek bankat.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, takim konsultativ me institucione financiare për zbatimin e marrevëshjes për fondin e garancisëDeri tani prane Ministrise se Bujqesise jane paraqitur 70 projekte te cilet do te aplikojnë për ketë mundësi te re kreditimi nepërmjet fondit të garancisë, kryeqësisht në fushën e ndërtimit të serave dhe pikave të grumbullimit, linjave të agropërpunimit dhe akuakulturës.

Në fjalën e tij në ketë takim, ministri Panariti theksoi domosdoshmërinë e një proçedure fleksibël nga ana e bankave dhe institucioneve të mikrokredisë, e cila të vijë në mbështetje të aplikantëve me qellim që plotësimi i dokumentacioni të realizohet në kohë për të shtuar numrin e fermerëve përfitues nga kjo mundësi të re kreditimi. Ministria e Bujqësisë ka identifikuar tashmë sektoret konkurrues të bujqësisë dhe është e gatshme për ta vënë në dispozicion të institucioneve financiare për të orientuar kredi dhënien drejt aktiviteteve të cilat vijnë në përputhje me kërkesat e tregut. Këta sektorët janë: ndërtimi i kapaciteteve në ndihmën të fermerëve, të agrobiznesit, linja përpunuese per mishin dhe qumështin, akuakultura, prodhimet organike dhe agroturizmi.

Ministri Panariti kërkoi nga ana e bankave të arrijnë të injektojnë në bujqësi të paktën 50 milion euro deri ne fund të mandatin e kësaj Qeverie dhe të krijojnë një paket kreditimi i dedikuar në veçanti për mbështetjen nëpërmjet fondit të garancisë. Kjo paketë do të jetë e aksesueshme edhe nga fermeri i mesëm i cili mund të aplikojë për një linje të thjeshtë përpunimi, jo vetëm nga biznese tashmë të konsolidura në fushën e bujqësisë, tha Panariti në fjalën e tij.

Përfaqesuesit e institucioneve financiare prezente në takim janë shprehur optimistë se ky instrument i ri financiar do të optimizojë orientimin e kapitaleve në bujqësi drejt investimeve konkurruese.

 

SHKARKO APP