Panariti takon ambasadorin Donald Lu: Presim sa më shume investime amerikane në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua sot në zyrën e tij me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu dhe Drejtorin e USAID.

Ministri Panariti, falenderoi ambasadorin Lu për mbështetjen e qeverisë amerikane nëpërmjet programit USAID për rimëkëmbjen e bujqësisë në zonat e përmbytura. Ambasadori Lu, e siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë Amerikane për zhvillimin e Bujqësisë nëpërmjet programeve të cilat synojnë rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë dhe krijimit të vlerës së shtuar.

Ministri Panariti i shprehu ambasadorit Lu dëshirën për të parë sa më parë investime të drejtpërdrejta Amerikane në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit. Ambasadori Lu, theksoi se ai do të angazhohej personalisht për të nxitur praninë e bizneseve të njohura në fushën e ushqimit në Shqipëri. Më pas, Ministri Panariti diskutoi me ambasadorin Lu për zhvillimet e fundit në vend, sidomos në funksion të procesit të dekriminalizimit të institucioneve dhe të politikës në tërësi. Ministri Panariti dhe Ambasadori Lu, ndanë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e ndarjes përfundimtare nga rekordet kriminale të politikës të të gjitha niveleve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?