Panariti, telefon me Shkupin: Pse na i bllokoni mallrat?

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka shprehur homologut të tij në Shkup, shqetësimin e Tiranës zyrtare mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Kështu, në një bisedë telefonike me të, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

“Nga ana tjetër, këto veprime, -thotë ministri Panariti, -bien ndesh me frymën e bashkëpunimit dhe njësimit të standardeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Panariti ka deklaruar se pala shqiptare do të ankimojë bllokadën maqedonase për mallrat shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?