Panariti vlerëson grurin vendas

Prodhimi i grurit në Shqipëri gjatë këtij viti ka pësuar rritje të konsiderueshme por përsëri Shqipëria vijon që pjesën më të madhe të nëvojave ta plotësojë nga importi.Por prodhuesit e grurit bëjnë apel që të zbatohet paketa integrale e standarteve të  vendosura nga ministria si një mënyrë për ti dhënë më shumë vëmendje prodhimit vendas.Ndërkohë që ministri Panariti vlerësoi cilësinë e grurit vendas. Pavarësisht se prodhimi i grurit në vend ka pasur një rritje të konsiderueshme importi vijon që të mbulojë pjesën më të madhe të nevojave edhe pse me cilësi më të ulët.Në një takim me ministrin e Bujqësisë,  përfaqësues të  prodhuesve  dhe përpunuesve  të grurit deklarojnë se ka pasur problem me zbatimin e paketës e cila përcakton nivelin e proteinave prej 12 % .Sipas tyre nëse do të zbatoheshin standardet, prodhimit vendas do ti jepej më shumë vëmendje.Ministri i Bujqësisë paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë shmangie prej standardeve duke vlerësuar cilësinë e grurit vendas.Edmond Panariti: Në rast se ne do ti përmbahemi standardit të ri, cdo kokër e grurit shqiptar, por edhe e Kosovës do të shërbejë për përgatitjen e bukës. Ne do të dekurajojmë grurërat e cilësisë së dobët që kanë inflirtruar dhe krijuar shqetësimet që ju keni trajtuar.

Shqipëria importon rreth 70 % të sasisë së grurit për të mbuluar nevojat në vend .

 

 

SHKARKO APP