Panariti: Zhbllokohen eksportet me Maqedoninë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti deklaroi sot se janë zhbllokuar eksportet e produkteve bujqësore shqiptare me Maqedoninë.

Në një intervistë për mediat, ministri Panariti njoftoi se “tashmë kamionët e bllokuara do të kalojnë, ndërsa ndalimi i tyre në kufi ka qenë pa asnjë arsye”.

“Kontaktova me ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë dhe tashmë 5 kamionët shqiptarë kanë kaluar doganën”, -tha Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa vuri në dukje se sot në mbledhjen e qeverisë  maqedonase do të diskutohet problemi i bllokimit të kamionëve shqiptarë në kufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Panariti theksoi se pas analizave të  kryera, prodhimet tona bujqësore rezultuan të pastra.

“Të zbatojmë marrëveshjen e tregëtisë së lirë  për të mos krijuar pengesa në qarkullimin e mallrave bujqësore. Mosrrespektimi i kësaj marrëveshje krijon dëme të  pallogaritshme te fermeret dhe tregtarët, të cilat nuk mund të respektojnë kontraktat e lidhura paraprakisht”,-tha Panariti.

Ndër të tjera ministri pohoi se shpreson që mos të ketë më raste të tilla që përsëriten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?