Pandeli Majko: Ndeshja Serbi-Shqipëri, shkaku u barazua me pasojën

Pandeli Majko vendimin që UEFA dha ditën e premte mbi ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Shqipëri Serbi. Duke e konsideruar vendimin e padrejtë, Majko në profilin e tij të Facebook ka theksuar se vendimi i UEFA-s justifikoi rrethanat historike, në të cilat u zhvillua ndeshja, por jo futbollin dhe rregullat e tij. Kështu, sipas tij futbolli u kthye në politike dhe politikanët u bënë futbollistë. “Ndeshja Serbi-Shqipëri. Shkaku u barazua me pasojën. Vendimi i UEFA-s justifikoi rrethanat historike, në të cilat u zhvillua ndeshja, por jo futbollin dhe rregullat e tij. Kështu, futbolli u kthye në politikë dhe politikanët u bënë futbollistë”, është shprehur Pandeli Majko në adresën e tij zyrtare online.

SHKARKO APP