Pankartat më pikante nga protesta e opozitës

Protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë ka nisur zyrtarisht, ndërsa demokratët janë mbledhur me pankarta në duar, duke shprehur kërkesat e tyre dhe duke denoncuar, sipas tyre, skandalet e qeverisë.

Në shesh, mbështetësit e opozitës kanë vendosur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndër të cilat spikasin kërkesat për transparencë dhe llogaridhënie në lidhje me fondet e Bashkimit Europian. Disa nga pankartat e shfaqura përmbajnë mesazhe si “Ask where EU fonds go” dhe “Edi stop stealing our money”, ndërsa të tjerë denoncojnë ngjarje të shënuara si skandale apo abuzime me paratë publike.

Një tjetër pankartë që tërhoqi vëmendje ishte ajo me pyetjen “Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?”, duke iu referuar edhe tensioneve me policinë dhe përdorimit të forcës në protesta. Gjithashtu, në pankartat e tjera janë përmendur edhe shifrat e pretenduara të parave të humbura, me mesazhe si “Ikur: 1.1 mln euro vite: 12 vite”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot nga gazetari Redjon Shtylla

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?