Papa jep për bamirësi ”Lamborghini”-n (FOTO)

Papa Françesku ka marrë sot si dhuratë një veturë të tipit “Lamborghini Huracán”.

“Lamborghini Huracán”, që ka një shpejtësi maksimale prej më shumë se 300 kilometrash në orë dhe një çmim fillestar prej 185 000 eurosh (219 000 dollarë), do të dalë në ankand për bamirësi”, sipas një njoftimi nga Vatikani.

Të ardhurat do të shkojnë për organizatat bamirëse katolike për të bërë të mundur kthimin e të shpërngulurve të krishterë në Irak, për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual në Itali si edhe për dy organizata bamirëse italiane që operojnë në Afrikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetura e tipit “Lamborghini Huracán” që iu dhurua Papa Françeskut, ishte përgatitur posaçërisht për të dhe iu dorëzua nga menaxheri kryesor i kompanisë ”Lamborghini” që është pjesë e grupit ”Volkswagen” në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?