Paraburgimi i Metës ndez reagime ndërkombëtare, Blushi mbështet deklaratën nga zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut
Qëndrimi në paraburgim i ish-Presidentit Ilir Meta, është kthyer në një çështje diskutimi edhe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë një seance plenare, zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikoloski ka kritikuar ashpër opozitën në vendin e tij për afrimin me kryeministrin Edi Rama.
Nikoloski ngriti gjithashtu çështjen e paraburgimit të Ilir Metës, për të cilin pretendoi se mbahet pa një dosje të qartë ligjore. Ai theksoi se Meta, i cili ka mbajtur poste të larta shtetërore si kryeministër, kryetar Parlamenti, ministër i Jashtëm dhe President, është trajtuar në mënyrë të padrejtë.
“Ai që paraqitet si ultra-demokratik, fillimisht e sulmoi dhe më pas e la në paraburgim. Nuk ka dosje, por mbahet prej dy vitesh në paraburgim. A është ky një model që duhet mbështetur?”, u shpreh Nikoloski gjatë fjalimit të tij.
Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai përshëndeti deklaratat e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar si një qëndrim parimor ndaj, sipas tij, “rrëmbimit dhe burgosjes politike” të Ilir Metës.
KOHA JONË SONDAZH

