Paralajmërimi i Ramës: Do ngremë dallgën kuq e zi në Tiranë

Partia Socialiste do të zhvillojë mbrëmjen e sotme mitingun e saj përmbyllës në Tiranë, në një kohë kur na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Prandaj, kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ka paralajmëruar se sonte në orën 20:00 do të ngrihet dallga kuqezi.
“Sonte në 8 ta ngremë dallgën kuqezi të Tiranës me të gjithë fuqinë e energjisë pozitive të qytetit lider të shqiptarëve, për një bashkim të madh kuqezi, me një votë kuqezi, për nr.✌️?? për Tiranën që duam⭐️Shqipërinë që duam⭐️Europën që duam⭐️”, citohet në mesazhin e Ramës.

SHKARKO APP